Spitalet në kolaps/ Rama i përgjigjet Bashës: Ja shtretërit bosh nga COVID3, mos nxit panik

Spitalet në kolaps/ Rama i përgjigjet Bashës: Ja shtretërit bosh nga COVID3, mos nxit panik

Kryeministri i Vendit, Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se spitalet janë në kolaps në këto kohë pandemie.

Nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetet sociale kryeministri Rama njeh të gjithë qytetarët me pamjet nga spitali COVID3, ku duket të ketë ende shtretër bosh.

Rama shkruan se në spitalin Covid3 ka ende shtretër bosh, po ashtu edhe mjekë e infermierë të gashëm për të shërbyer dhe se po të jetë nevoja do të hapet edhe COVID4 i cili është gati.

Ndër të tjera kryeministri është shprehur se për të përballuar këtë situatë e cila nuk është e vështirë vetëm për Shqipërinë do të vihen në dispozicion edhe struktura të tjera rajonale për ti shërbyer të infektuarve.

“Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur - ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja.” shkruan Kryeministri.  

Postimi i plotë i Edi Ramës                     

Lulëzim Basha vazhdon të dizinformojë përditë e përditë se "spitalet janë në kolaps, shtretërit janë plot, njerëzit dergjen nëpër dysheme, s'ka mjekë, s'ka infermierë", s'ka asgjë përveç Lulëzimit që ka recetën magjike të ndaljes së infeksionit!

Eshtë fatkeqësi e madhe që ndërkohë që numrat rriten si kudo në planet, nga Gjermania e Franca deri në fund të botës, si askund në botë opozita shpif, akuzon, përhap panik e nxit çorodi, duke përbuzur dhimbjet e të prekurve, sakrificat e bluzave të bardha, faktet e sfidat e kësaj kohe kaq të vështirë për njerëzit në Shqipëri e në mbarë botën!

Këto pamje janë sot, tani, brenda spitalit Covid 3, ku siç e shihni ka shtretër të gatshëm dhe mjekë e infermierë në gatishmëri, po pamje krejt të ngjashme sallash e shtretërish të gatshëm, së bashku me trupa të gatshme bluzash të bardha, mund të shihen në spitalin Covid 4 që ende nuk është hapur - ndërkohë që në bazë të strategjisë së vjeshtë/dimrit jemi gati të hapim edhe struktura rajonale nëse do të jetë nevoja.

Kjo është padiskutim një situatë e vështirë, po ku nuk është? Por kjo vështirësi nuk kalohet me akuza, sharje, shpifje e sajesa, po me përpjekje të mëdha dhe solidaritet të madh!

Lulëzim Basha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, ëndërrojnë pikërisht ato që thonë, kolapsin e spitaleve, dergjjen në dysheme të njerëzve, katastrofën totale, por përsëri do të zhgënjehen e do të ndëshkohen nga populli!

Ne do ta fitojmë edhe këtë sfidë, as më shumë e as më pak, po si e gjithë bota, sepse askund nuk po bëhet ndonjë mrekulli, kudo po luftohet me çdo mundësi! Deri në fund. Besim, durim, kurajo dhe solidaritet!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy