
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se në vend qarkullojnë jo pak por 216 mijë makina, drejtuesit e të cilave nuk kanë paguar taksat vjetore. Kjo shifër është rritur nga viti në vit, ndërsa ekspertët thonë se punonjësit e policisë janë ata që rezultojnë më së shumti debitorë.



