
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane për Shqipërinë Andrey Kovatçev, reagon lidhur me protestën masive që ka përfshirë vendin prej nëntë ditësh, e nisur nga të rinjtë.
Me anë të një mesazhi në X, ai thotë se të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë sesa premtime, ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Zëri i tyre duhet të dëgjohet, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të sfiduar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet të mbrohet.



