“Janë rritur çmimet e veprave dhe shitjet”, Koçibelli: Njerëzit po kuptojnë që arti kushton

“Janë rritur çmimet e veprave dhe shitjet”, Koçibelli: Njerëzit po kuptojnë që arti kushton

Gazetarja Jetona Koçibelli tha në emisionin “Arnautistan” se emisioni dedikuar artit “Artkand” ka ndikuar në rritjen e shitjeve dhe çmimeve të veprave të artit.

Koçibelli tha se njerëzit në Shqipëri po kuptojnë se arti vlerësohet dhe kushton.

Në studiot e artistëve janë rritur shitjet dhe janë rritur çmimet e veprave të artit. Programi Artkand indirekt ka vajtur te ata. Njerëzit po kuptojnë se arti vlerësohet dhe arti kushton. Klientët tanë janë njerëz që e vlerësojnë artin dhe i përkasin botës së biznesit më shumë, që kanë edhe mundësi për të blerë art. Sepse unë mendoj që pasi i ke plotësuar të gjitha vjen arti. Kemi prezantuar 400 vepra arti dhe pothuajse kemi pasur shitje në çdo program. Zien bota nga tregu i artit, një koleksion mund të vlejë sa një ekip futbolli. Shpresoj që Shqipëria së shpejti ta përfshijë këtë trend, që përkthehet në pasuri sepse investim është”.

E pyetur se ku e sheh veten në të ardhmen, moderatorja u shpreh:

E sigurt është që s’do ta humbas kurrë komunikimin me publikun, por s’e di nëse do të vazhdojë të jetë televizioni, shkrimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy