Pas letrës së SHBA, takohen liderët e shtetit të Kosovës, Haradinaj: U diskutua për zhvillimet e fundit

Pas letrës së SHBA, takohen liderët e shtetit të Kosovës, Haradinaj: U diskutua për zhvillimet e fundit

Krerët e shtetit janë mbledhur sot në mbrëmje jo në zyrtat qeveritare por në një restorant në Prishtinës.

Sipas informacioneve të para ky takim është zhvilluar menjëherë pas letrës së dërguar në adresë të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me krerët e koalicionit qeverisës dhe mësohet se në takimi ishin kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Të pranishëm kanë qenë edhe zëvendëskryeministrat Dardan Gashi e Fatmir Limaj.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Kryeministri Haradinaj pas përfundimit të takimit me krerët ka dhënë detaje për temat që u diskutuan. Ai ka thënë se në takim u folën të gjitha zhvillimet e fundit në vend. 

Shefi i ekzekutivit ka thënë se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por për shkak të konfliktit të ngrirë me Serbinë.

Ne kërkojmë një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse për njohjen, ku do të përfshihej tregtia e lirë dhe njohja, unë jam jo të pezullohet por të hiqet krejt taksa. Unë jam i vendosur dhe e kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve, nuk është dëshira ime, as qëllimi, as arrogancë e trimëri e pavend, por e lus Amerikën të na kupton ne që e duam Amerikën më së shumti në botë. Nuk mundemi më me iu nënshtrohu Serbisë e me bo hajgare me neve, me na kontestu pikat kufitare, anëtarësimin në Interpol etj”, ka thënë tutje Haradinaj.

Ai ka shtuar se gjithçka që vjen nga Amerika e kupton drejt dhe e kupton që ajo dëshiron vetëm të stabilizoj rajonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy