“Ti do rrahur”, Salianji tregon sherrin te Komisioni i Sigurisë

“Ti do rrahur”, Salianji tregon sherrin te Komisioni i Sigurisë

Pas sherrit në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji, tha në një deklaratë për mediat se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

“Deputetë me precedentë duan të na mbyllin gojën. Një deputet më kërcënoi në komision për të mos thënë të vërtetën. Nuk kam pasur frikë nga punëdhënësit e tyre kur hyja në parcelat me kanabis e jo nga këta që janë qesharakë. Është fakt që Rama fle dhe zgjohet me krimin”, u shpreh Salianji.

Salianji tha se i gjithë sherri e pati zanafillën në një pyetje që ai i drejtoi ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Deklarata e plotë

Kjo qeveri është e kapur në krim, në drogë dhe në përfshirje me grupe të strukturuara kriminale.

Sot ishte një fakt tjetër i provuar, i asaj që ne kemi thënë prej vitesh, që Rama fle dhe zgjohet me krimin.
Që Rama banditët i ka futur në Parlament dhe në institucione.
Që Rama kërkon që nëpërmjet banditëve të mbajë pushtetin, por të harrojë që banditë me ose pa pushtet të mbyllë gojën opozitës.
Nuk kam pasur frikë nga punonjësit e tyre, kur kam hyrë në mes të parcelave me kanabis, për t’i denoncuar, e jo më nga njerëz të cilët për shkak të asaj që përfaqësojnë si personalitet njerëzor, janë qesharakë dhe do të ishte një ngjarje qesharake, por për shkak të asaj që përfaqësojnë për shqiptarët, është një ngjarje e rëndë e parlamentarizmit, ku deputetë me preçedentë ne këtë situatë, ndërhyjnë dhe tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës në momentin kur, pyes Ministren e Mbrojtes, nëse duhet buxhet shtesë që Ministria e Mbrojtjes të kontrollojë dhe të vendosë në funksion radarët që të mos qarkullojnë drogë. Nëse i duhet buxhet shtesë Ministrisë së Mbrojtjes, për të kontrolluar depot, ish-repartet ushtarake apo tunelet të cilat përdoren për magazinimin e drogës, dhe nëse i duhet buxhet shtesë për të kontrolluar hapësirën ajrore, ish-aeroportet ushtarake që të mos përdoren për transport droge.​
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy