Aktualisht në burgjet shqiptare janë të dënuar me burgim të përjetshëm 187 persona pë krime nga më të ndryshmet. Ata janë të shpërndarë në katër burgje të vendit. Burgu kryesor i ndërtuar në Shqipëri dhe që mban peshën më të madhe në sistem është burgu i Peqinit. Duke e bërë njëkohësisht edhe burgun kryesor të vendit. Janë 118 të dënuar me burgim të përjetshëm që janë të vendosur në këtë burg. 320 të burgosur që ka ky burg tëë gjithe janë të dënuar për krime ndër më të rëndat që parashikon kodin penal. Një në çdo tre të burgosur në këtë burg është i dënuar përjetësisht, ndaj e gjithë vemendja krysore e drejtorisë së përgjithshme është pikërisht mbi këtë burg, ku situtata monitorehet në çdo moment. Masat e sigurisë në Peqin janë gjithmonë ato më të lartat. Pas peqinit, Burgu i Drenovës në Korçë dhe ai I Burrelit mbajnë peshën tjetër të numrit të të burgosurëve me burgim të përjetshëm. Ne Burgun e Burrelit ndodhen 24 persona që kanë dhënë dënimin kapital ndërsa në Korçë janë 25 të tillë. Kjo ndarje e tillë ka më shumë se 1 vit qe është konstante. Duke qenë se disa prej tyre kane konfklite të mëparshme me të gjithë të denuarit dhe prandaj institucionet e riedukimit I lëvizin nga një vend në tjetrin. Konfliktet midis personave janë të pakta, por gjithsesi janë evidente. Më së shumti të burgosurit që janë për ngjarje të vitit 1997 janë edhe ata që janë aktualisht me sjelljen më të mirë, për një arsye, janë duke pritur kërkesat e tyre për tu liruar nga burgu, për shkak se janë në një perfundim të një burgimi prej 25 vitesh burg, çka u lejon edhe mënyrën për tu liruar.
Një I burgosur përjetë ka vetëm një mendim në kokë si të largohet nga burgu. Ka nga ata që shohin pamundësi per tu arratisur, ndaj dhe i nënshtrohen vetëm sistemit gyqësor për të gjetur mundesitë e tyre për të perfituar ulje, ndërsa ka të tjerë që bëjnë plane arratisje. Por kjo e fundit ndodh rrallë në Shqipëri. Edhe pse ka një numër të lartë të dënuarish të tillë në Shqipëri ka më shumë se një dekadë që nuk ka ndonjë përpjekje nga burgu për tu arratisur. Përveç ndonjë revoltë në Burgun e Peqinit për masat shtrënguese që merren atje nuk ka patur asnjë përpjekje tjetër. Ndërkohë që e vetmja tentativë është hasur të vetëm në një rast dhe i përket një institucioni paraburgimi. Bëhet fjalë për një tentativë arratisje në burgun 313, por që edhe ajo rezultoi pa sukses. Sistemi jonë është I mbrojtur në këtë pikë, edhe pse pjesa më e madhe e të burgosurëve janë me dënime tejet të rënda. Por ka edhe mënyra të tjera. Duke përfituar nga ligji. Afërsisht vetëm një i dënuar në çdo dy vjet arrin në Shqipëri të dale nga burgu, pasi arrin të perfitojnëë lirinë me kusht.



