Zbulohet për sa kohë të mbron Pfizer pas dozës së dytë dhe shqetësimi që ngrihet

Zbulohet për sa kohë të mbron Pfizer pas dozës së dytë dhe shqetësimi që ngrihet

Një studim i fundit tregon se përmes vaksinës Pfizer mbrojtja ndaj Covid zgjat gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Studimi ka regjistruar 927 raste simptomatike të COVID-19. Sipas mediave, rezultati përfundimtar është një lajm i qartë: Gjashtë muaj pasi i vaksinuari ka marrë dozën e dytë të vaksinës, mbrojtja nga vaksina e Pfizer është e fortë dhe mban larg virusin.

Pfizer dhe BioNTech gjithashtu thanë se nuk identifikuan ndonjë shqetësim sigurie me vaksinën pasi ndoqën pjesëmarrësit në testin për një periudhë më të gjatë kohore.

Por çfarë do të thotë kjo? Që shumë njerëzve u duhet t’u përsëritet sërish vaksina për herë të dytë brenda vitit? Po ata të moshuar që e kanë bërë vaksinën nga janari-mars, si do të jetë periudha e vjeshtës apo e dimrit?

Pavarësisht se ky është një nga shqetësimet kryesore, veç efektivitetit, kompanitë e vaksinave, studiuesit dhe vetë qeveritë kanë hequr vëmendjen prej saj.

Studimi i Pfizer regjistroi 800 pjesëmarrës në Afrikën e Jugut dhe nëntë prej tyre vetëm rezultuan me COVID-19. Pfizer ndau analizën e përditësuar në një njoftim për shtyp. Këto rezultate më të reja ende nuk janë botuar në një revistë mjekësore të vlerësuar nga kolegët.

Burimi: Business Insider

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy