
Situata në Gaza duket pak e rrezikshme për momentin, por besoj se një Gazë e begatë në terma afatgjatë është pozitive për të gjitha palët.
Është ky postimi i bërë nga Elon Musk mbrëmjen e së martës në llogarinë e tij X.
Ndërkohë një përfaqësues i Hamasit tha se donte të ftonte biznesmeni amerikan të vizitonte Rripin për të parë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga bombardimet izraelite.
Dy ditë më parë, themeluesi i Tesla dhe SpaceX ishte në Izrael dhe vizitoi një nga vendet e shënjestruara në sulmin e lëvizjes islamike më 7 tetor.
Përkufizimi “pak i rrezikshëm” u konsiderua reduktues nga shumë përdorues të X, të cilët sulmuan Musk në përgjigjet për postimin e tij.



