Qeveria realizoi një konkurs ndërkombëtar për ndërtimin në zemër të kryeqytetit në Parkun "Rinia", të një kulle që do të zëvendësoj godinën e Tajvanit. Kompania daneze “Bjarke Ingels Group” u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar për projektin e ri, Tirana Fountain Plaza.
Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Inxhinierëve, Dëshira Mena e cilëson ndërtimin një sfidë inxhiietrike, ndërsa arkitekti Gjergji Caca duke folur për “MCN Live”, thotë se projekti shtrihet edhe në pronë publike.
Mena
Nga pikëpamja arkitektonike duket sikur është marrë "Tajvani" dhe është ngritur lart.
Po të hysh në detaje, është një sfidë inxhinierike dhe nuk e di se sa të përgatitur jemi për të ndërtuar objekte të këtij lloji.
Ka mungesë informacioni për detajet e projektit. Pasi mungesa e detajeve të çon në një projekt të dështuar.
Caca
Edhe njoftimi dhe konkursi u bënë brenda ditës. I bie që këto studio ishin emëruar më parë. meqenëse prona u citua nga Kryeministri se është private, është tërësisht gënjeshtër. Se gjurma ku shtrihet projekti, nuk është vetëm te prona private, por edhe te ajo publike.
Nuk po shaj projektin që të jetë e qartë. Nuk është dhënë asnjëherë rasti për arkitektët shqiptarë.
Arkitektët që dalin në këto konkurse i nxjerr nga xhepi Kryeministri.



