Krim makabër në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe veten

Krim makabër në Korçë, babai var dy fëmijët e mitur dhe veten

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Korçën mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas të dhënave të para, babai i dy fëmijëve të mitur i ka varur këta të fundit, ndërsa më pas edhe veten.

Policia ka gjetur mëngjesin e sotëm trupat e pajetë të tre personave. 

Viktimat u identifikuan si Naum Toshi, 41 vjeç, dhe dy djemtë e tij, 4 dhe 6 vjeç.

Mësohet se trupat janë gjetur fillimisht nga babai i 41-vjeçarit, i cili ka shkuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e të birit. Ai ka gjetur një letër ku shkruhej “ngjituni lart” dhe menjëherë është ngjitur në katin e dytë të banesës ku ka gjetur tre viktimat.

Mësohet se 41-vjeçari Toshi jetonte vetëm me të dy fëmijët. Nëna e fëmijëve ishte larguar nga shtëpia dy muaj më parë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy