Komediani mysliman Dario Haruni: Prezantohem si mendimtar i lirë dhe prostitutë skenike

Komediani mysliman Dario Haruni: Prezantohem si mendimtar i lirë dhe prostitutë skenike

Dario Haruni, kineast dhe stand-up komedian duke folur për veten si komedian thotë se në rol i thotë gjërat pa censurë dhe filtra.

Në emisionin “Arnautistan”, Haruni deklaroi se në skenë i prezantohet publiku me emrin e tij të plotë dhe si “mendimtar i lirë” ose “prostitutë skenike”.

Ndërsa e etiketon veten si mysliman, por mban vath në vesh dhe tatuazhe, shtoi se hoxhallarët më të mirë janë jashtë vendit.

Myslimanët vuajnë më shumë nga vetja e tyre, nga elitizmi. Myslimanizmi nuk ka hierarki klerikale, ky është dhe bekimi dhe mallkimi i kësaj feje.

Gjithkush mund të bëhet imam, se mund ta interpretojë fenë. Madje dhe një fëmijë 7-vjeçar.

Në Islam thuhet se çdo fëmijë lind me predispozitën natyrore të pastër dhe më pas janë prindërit që e bëjnë hebre, synit, apo me islamra të ndryshëm.

Të isha prind, do bëja si prindërit e mi që një lloj edukimi rreth etikës duhet. Kam punuar me organizatat LGBT nga afër, njoh persona transgjinorë dhe kam një empati të madhe për ta.

Por si stil jetese nuk do ia rekomandoja vetes ndryshimin e gjinisë apo hapa të mëdha. Empati është ekuivalente me dashamirësi.

Në fillim kam qenë në Medresenë e Tiranës nxënës nga klasa e 5-9, edhe pse nuk i kam prindërit praktikant myslimanë.

Më pas e shkëputa veten komplet nga feja për një periudhë ateizmi 7-vjeçar, pas të cilit u ktheva prapë në islam.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy