Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me demokratët u shpreh se në Shqipëri nuk ka opozitë.
Sipas tij prej vitesh vendi nuk ka opozitë, pasi sipas tij nuk është opozitë ajo që të sfidon fizikisht dhe nuk të sfidon dot mendërisht dhe me mënyra të avancuara për të ardhmen.
“Ka kohë ky vend që nuk ka opozitë jo prej asaj që ndodhi dje. Nuk është opozitë kjo që është shfaqur gjatë këtyre viteve. Nuk është opozitë ajo që të sfidon fizikisht. Një opozitë që nuk të sfidon mendërisht dhe për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, nuk ka opozitë. Nuk ka pasur opozitë në këto vite dhe nuk ka sot.”, u shpreh Rama.



