
Pak orë pasi Presidenti Joe Biden paralajmëroi për rrezikun e larët të një tjetër sulmi në aeroportin e Kabulit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken thotë se dy ditët në vijim mun dtë kenë rrezikun më të madh.
Kjo është koha më e rrezikshme në një mision tashmë jashtëzakonisht të rrezikshëm, këto dy ditët e fundit. Dhe kështu, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për t'i mbajtur njerëzit të sigurt. Por rreziku është shumë i lartë," tha Blinken për "This Week" në ABC.
Pentagoni konfirmoi të shtunën se tërheqja përfundimtare e trupave ka filluar, çka intensifikon presionin ndaj Shteteve të Bashkuara për të evakuuar amerikanët e mbetur që donin të largoheshin nga vendi pasi kërcënimi terrorist po shtohet.
Kemi mbetur rreth 300 qytetarë amerikanë, të cilët na kanë treguar se duan të largohen. Ne po punojmë shumë aktivisht për t'i ndihmuar ata të arrijnë në aeroport, të hipin në një aeroplan dhe të dalin nga Afganistani", tha kryediplomati amerikan.
Paralajmërimet e reja për sulmet e mundshme vijnë pasi vendi është në shokun e sulmit në aeroportin e Kabulit, ku të enjten u vranë 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe më shumë se 170 afganë.



