Miratohet rezoluta për integrimin/ Xhaxhiu: Dokument politik pa peshë, nuk ndikon në shpejtësinë e negociatave

Miratohet rezoluta për integrimin/ Xhaxhiu: Dokument politik pa peshë, nuk ndikon në shpejtësinë e negociatave

Në seancën e fundit parlamentare, 114 ligjvënës i dhanë dritën jeshile dokumentit që lidhet me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke shënuar një nga rastet e rralla të dakordësisë së gjerë politike.

 

Eksperti i integrimit Genti Xhaxhiu, në një analizë për edicionin e lajmeve në “MCN TV”, e cilësoi pozitiv miratimin e kësaj rezolute, pavarësisht se, sipas tij, ajo nuk ka ndonjë peshë të madhe në përshpejtimin e procesit të negociatave.

 

Në fakt, rezoluta ka më tepër karakter deklarativ dhe është një dokument politik. 

Është një sinjal pozitiv që Tirana i dërgon Brukselit, por në thelb nuk ka ndonjë peshë të madhe që mund të ndryshojë apo të ndikojë drejtpërdrejt në shpejtësinë e negociatave. 

 

Megjithatë, ai theksoi se Parlamenti shqiptar është ndër të vetmit në Ballkanin Perëndimor që miraton një rezolutë me pothuajse konsensus të plotë politik.

 

Pavarësisht bindjeve partiake, deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj rezolute. 

Ky është një sinjal pozitiv që Tirana i dërgon Brukselit dhe një adresim i gjetjeve të raportit të fundit të Parlamentit Europian, i cili theksonte se klima politike në vend, edhe për çështjet e integrimit, është e ashpër dhe e polarizuar.

 

Në një farë mënyre, kjo është një tentativë e mirë e Tiranës për t’i treguar Brukselit se, të paktën për çështjet e integrimit evropian, palët politike mund të flasin të njëjtën gjuhë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy