Fajësoi zyrtarët shtetëror për menaxhimin e Covid-it, Kim Jong Un pa maskë në funeral

Fajësoi zyrtarët shtetëror për menaxhimin e Covid-it, Kim Jong Un pa maskë në funeral

Diktatori Kim Jong Un u shfaq pa maskë në funeralin shtetëror të një oficeri të lartë ushtarak, raportoi media shtetërore koreano-veriore. Dalja e tij publike pa maskë vjen pak ditë pasi Pheniani pretendoi se pandemia ishte vendosur nën kontroll.

Kim mori pjesë të dielën në funeralin e Hyon Chol Hae, një marshall i Ushtrisë Popullore koreaneveriore.

Agjencia Qendrore Koreane e lajmeve publikoi foto të Kim-it, i cili nuk mbante maskë teksa mbante në duar arkivolin, së bashku me zyrtarë të tjerë të regjimit. 

Ndonëse Kim Jong Un fajësoi pak ditë më parë zyrtarët e shtetit për përkeqësimin e situatës me pandeminë, shembulli që ai jep nuk përputhet me qëndrimet e tij. 

Gjatë fundjavës, KCNA tha se epidemia tani "po kontrollohej në mënyrë të qëndrueshme" dhe raportoi se numri i vdekjeve "ulej ndjeshëm dita ditës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy