
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e kompanisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.
Zuckerberg kërkoi falje për, siç tha, përdorimin e mjeteve të Facebook-ut për të shkaktuar dëme. Por dëshmia e tij nuk u pëlqeu të gjithë deputetëve në takim, disa prej të cilëve mendonin se ai iu shmang pyetjeve të tyre.
Një politikan në Mbretërinë e Bashkuar më vonë tha se seanca kishte qenë një "mundësi e humbur". Formati ishte shumë i ndryshëm nga ai i dëshmisë së zotit Zuckerberg për ligjvënësit amerikanë në prill.
Zuckerberg kaloi 22 minuta duke lexuar numrin e madh të pyetjeve të tij gjatë seancës dhe zgjodhi se për cilën do të përgjigjej. Disa nga politikanët shprehën zhgënjimin dhe një prej tyre e akuzoi shefin e teknologjisë që e ka kërkuar vetë këtë format për një arsye.
Një zëdhënës i Facebook më vonë ka kontaktuar BBC për të thënë se nuk kishte zgjedhur strukturën. Kjo u konfirmua më pas nga presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani.
Në një konferencë shtypi, Tajani shtoi se deputetët e Parlamentit kishin qenë të vetëdijshëm se koha e Zuckerberg ishte e kufizuar, por kishte vendosur të përdorte pjesën më të madhe të kohës së caktuar që fliste vetë.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për faktin që shefi ekzekutiv kishte pranuar të jepte përgjigje pasuese me shkrim.
Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.
Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje.
“Ky ka qenë gabim”, tha Zuckerberg para Parlamentit Evropian. Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.



