Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër, me pasojë humbjen e jetës së një personi. Sipas informacioneve, një zjarr masiv ka përfshirë barakat e komunitetit rom përtej urës së Bunës, ndërsa ka humbur jetën 60-vjeçari Kapllan Nasufi.
Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe disa baraka të tjera.
E dëmtuar ka mbetur edhe bashkëshortja e viktimës, Nafije Nasufi. Ajo është dërguar në spital si pasojë e djegieve të pësuara në trup, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën
Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë
Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.



