Radhë të gjata janë shënuar në pikën kufitare të Kakavijës mëngjesin e sotëm, raporton korrespondentja e MCN TV Jonida Qirko.
Në të dyja anët e kufirit ka pasur fluks të shtuar të udhëtarëve, si në ikje ashtu edhe në ardhje.
Pala greke po punon me dy sportele dhe pak minuta më parë është hapur edhe i treti, për shkak të fluksit të shtuar.
Ndërkohë që po punohet me dy sportele nga pala shqiptare për të bërë të mundur daljet nga kufiri.
Të pyetur nga MCN TV udhëtarët shprehen se po kthehen në Shqipëri për të festuar Pashkët Ortodokse. Ndërkohë që ka edhe të tjerë që duan të ikin në shtetit grek.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 5 mijë persona dhe kanë dalë 4 mijë të tjerë.
Udhëtarët janë shprehur për MCN TV situata është e përsëritur dhe bëjnë me faj dy qeveritë për mos marrjen e masave. Ka pasur udhëtarë që kanë pritur edhe nga 3-4 orë, ku mes tyre ka edhe fëmijë të vegjël.



