Nuk i dha rrogën, punonjësi denoncon pronarin italian të Call Center

Nuk i dha rrogën, punonjësi denoncon pronarin italian të Call Center

Policia e kryeqytetit ka nisur një procedim penal dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin italian të një “Call Center-i”, i cili prej disa kohësh nuk i ka dhënë rrogën e paguar sigurimet një punonjësi.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet G.A, 51 vjeçar, i cili ka punësuar shtetasin I.B, 37 vjeç dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore që i takojnë sipas ligjit.

"Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A vjeç 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center , në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetasit I.B, vjeç 37, banues në Tiranë", deklaron policia e kryeqytetit.

Akuzat që rëndojnë mbi italianin janë ajo e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe punësimit të paligjshëm, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy