Rreth 15 programime të krijuara për ti ardhur në ndihmë shkollës/ Mësuesja: Të gjitha janë krijuar nga vetë nxënësit

Rreth 15 programime të krijuara për ti ardhur në ndihmë shkollës/ Mësuesja: Të gjitha janë krijuar nga vetë nxënësit

Klodi Gjini sëbashku me disa nxënës ka qenë e ftuar në Zgjohu me MCN ku kanë folur rreth programeve teknologjike të krijuara nga vetë nxënësit për ti ardhur në ndihmë shkollës.

Ajo shprehet se janë rreth 15 programe të krijuara duke nisur nga zilja e shkollës, emërtimi i klasave, asitencë për fëmijët me probleme në të folur dhe dëgjim, ndërsa tregon se kanë në planë për po synojmë të realizojmë kopshtin e shkollës Hasan Tasin.

Sipas saj vetë projekti art zgjedhës sport, TIK ka si synim të nxisë nxënësit dhe të nxjerr në pah talentin e tyre.

Drupal Ad

 

 

 

Shkolla Hasan Tasin është art zgjedhës sport zbatohet dhe në shkollën tonë. Zhvillohen shumë klube të ndryshme ku një ndër to është dhe TIK ku dhe nxënësit janë pjesëmarrës.

Ne kemi zhvilluar programime me anë të mikrobitit, është viti i dytë që ne zhvillojmë projektet përmbyllëse dhe në vitin e kaluar kemi krijuar bibliotekën dixhitale, në këtë vit kemi  programuar po themi shkollën Hasan Tasin në mikrobit.

Fillimisht bashkë me nxënësit zhvillojmë temat kryesore, tematikat dhe në fund e mbyllim vitin akademik me përmbylljen e një projekti.

Vetë projekti art zgjedhës sport ka si synim të nxisë nxënësit dhe të nxjerr në pah talentin e tyre. Në TIK kam bërë një identifikim të nxënësve që shprehin më shumë dëshirë, në momentin që identifikojë disa nxënës biem në dakordësi.

Në të gjitha klasat që marr nxënësit jap mësim dhe vë re ato cilësitë që nxënësi shpreh për zhvillimet teknologjike, pajisje të ndryshme që ata përdorin, interesi që ata shfaqin për orët laboratorike.

Ora e TIK fillimisht është teorike dhe më pas duke përdorur gjuhën e programimit arrijmë të vëmë në praktikë atë dhe ajo që e bënë të veçantë këtë është që përmes pajisjes ata e prekin nga afër atë që programojnë në kompjuter.

Do kemi shumë programe të tjera, po synojmë të realizojmë kopshtin e shkollës Hasan Tasin, të identifikojmë lagështirën e bimës, në çfarë ambientesh duhet të qëndrojnë ato, sa gradë celsius duhet të jetë ambienti ku ato të rriten etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy