"Maria është në shtëpi", shkatërrohet banda e narkotrafikut, pranga 3 shqiptarëve

"Maria është në shtëpi", shkatërrohet banda e narkotrafikut, pranga 3 shqiptarëve

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh të trafikut të drogës duke vënë në pranga tre shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në pranga ka rënë Sebastiano Shima, Ylli Tollja dhe Ilir Halluli.

Ata u arrestuan gjatë një operacioni policor ku u sekuestruan 5 kg heroinë, 4 kg hashash dhe 50 gram kokainë. Hetimet kanë zbuluar se “koka” e bandës ishte një 49 vjeçar sicilian, Sebastiano Di Natale.

Po ashtu hetimet kanë zbuluar edhe kodet që banda përdorte për trafkun e drogës, mes të cilave edhe shprehjet “Maria është në shtëpi? Doni të pini dy gota kafe? A mund të shkoj të marrë një birrë?”.

Sipas policisë, hetimi ka zgjatur rreth 1 vit ndërsa banda e kishte përqëndruar në rajonin e Emilias në Itali.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy