Liderë politikë dhe aktivistë për të drejtat e grave në Indi janë bashkuar për të kërkuar drejtësi për një grua myslimane, e cila dyshohet se u dogj nga një burrë hindu dhe miqtë e tij në provincën lindore të Bihar.
Gulnaz Khatoon, 20 vjeç, u dogj pasi i akuzuari derdhi vajgur në trup në fshatin Rasoolpur më 30 tetor. Ngjarja ndodhi të dielën.
Familja e gruas pretendon se policia ka vonuar në marrjen e masave kundër të akuzuarve, të cilët ishin identifikuar si Satish Kumar Rai, Chandan dhe Vinod Rai.
Khatoon u dërgua në spitalin lokal me 75 për qind dëmtime në djegie. Ajo më vonë u transferua në Spitalin e Kolegjit Mjekësor Patna, spitali më i madh në provincë, ku vdiq.
Ajo ishte fejuar me një burrë tjetër dhe ceremonia e martesës ishte planifikuar të mbahej për katër muaj, tha familja e saj.
Satish Kumar Rai i kishte kërkuar Gulnaz të martohej me të, por ajo kishte refuzuar për shkak të feve të ndryshme. Të zemëruar me refuzimin e saj, Rai dhe miqtë e tij e vranë.
Prej vitesh në Indi mbahen protesta me anë të të cilave grupet e të drejtave të grave kërkojnë një përgjigje më efektive të qeverisë ndaj përdhunimeve të shumta në numër dhe ngacmimeve seksuale.



