Basha kujton masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificave të shqiptarëve të Kosovës për liri

Basha kujton masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificave të shqiptarëve të Kosovës për liri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si simbol të sakrificave për liri.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Basha thotë se masakra e Reçakut është një ndër ngjarjet më tragjike dhe më të dhimbshme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Martirizimi i 45 njerëzve të pafajshëm 25 vite më parë, shënoi një pikë kthese në ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për masakrat dhe genocidin që regjimi i Milosheviçit po kryente në Kosovë.

Masakra e Reçakut mbetet simbol i sakrificave së shqiptarëve të Kosovës për liri.

Drejtësia për të dhe gjithë masakrat vrasjet dhe torturat e ushtruara ndaj popullsisë civile të Kosovës është jetike për t’u siguruar që historia të mos përsëritet sërish dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në paqe dhe respekt të ndërsjellë.

I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy