
Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar 24.883 raste të reja me Covid. Numri është ulur ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 54.762 infeksione.
Sot janë njoftuar 81 viktima. Edhe numri i të vdekurve është ulur, teksa dje u regjistruan 144. Sipas të dhënave të sotme, të shëruarit janë 8428. Bilanci ditor i kujdesit intensiv është +18.
Sakaq, janë 1089 pacientë që po trajtohen aktualisht në terapi intensive. Lombardia vijon të jetë zona më e prekur. Sot janë shënuar 4,581 raste të reja dhe 15 vdekje.
Nga ana tjetër Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 4036 raste të reja, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1,074,869 infektime.
Ndërkohë shqetësues mbetet numri i viktimave që ka pësuar një rritje në 24 orët e fundit. Ministria bën me dije se 79 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 20 429 vdekje.



