Ministria e Financave ka depozituar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025, i cili kalon mbi vlerën rekord të 8 miliardë eurove.
Gjergj Buxhuku nga Konfindustria në MCN Economy duke bërë një krahasim mes qeverisë Berisha dhe asaj të Ramës u shpreh se në kohën e Berishës rritjet ishin 7-8%, ndrësa te Rama nuk kalon 5%.
Ai tha se rritjet e ndjeshme janë ato mbi 5% sepse vihet re në rritjen tonë të mirëqenies, por që praktikisht në kushte normale çdo vit e ka buxhetin më të madh e ai paraardhshëm.
Është e qartë se zhvillimi bënë punën e vetë dhe çdo buxhet në kushte normale zhvillimi është më i lartë se buxheti i vitit paraardhës me përjashtim të krizave. Krahasimet që mund të bëhen mes dy qeverive nuk bëhen dot nga madhësia e buxhetit sepse bëhet fjalë për 13 vite më parë dhe është shumë, por mund të bësh në % relative dhe mund të themi se ne do të shohim rritjen e buxhetit të të ardhurave në tërësi dhe krahasimin me rritjen ekonomike.
Unë mbaj mend atëherë në vitet më të mira të qeverisë Berisha kjo e fundit pati rritje 7-8% dhe kjo është rritje goxha e lartë. Ndërsa buxheti i parashikuar për 2025 në vlerë nominale diku te 5% është dhe kjo nuk është ndonjë rritje e ndjeshme.
Rritjet e ndjeshme janë ato mbi 5%, por realisht e ndjen të prekshëm rriten të ardhurat, konsumi, pra rritet mirëqenia. Kur bënë mesataren e rritjes së qeverisë Rama ajo është te 3 e pak përqind kur ishte qeveria Berisha mesatarja ishte diku te 4%. Shqipëria është vend i vogël për të prodhuar rritje në vetvete.
Sa i përket skemës së pensioneve 1/4 e buxhetit shkon për ta, Buxhuku tha se Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon.
Nëse është një pikë që e vë pas shpatullave qeverinë është pensioni, nuk duhet harruar se pensioni mesatar në Shqipëri është më i ulëti në rajon, Kosova e ka kaluar, ne e kemi dy herë më të vogël se Mali i Zi apo Maqedonia. Kjo lidhet me problematikën se si është ndërtuar sistemi ekonomik në Shqipëri, me korrupsionin, informalitetin.
I pyetur lidhur me shpenzimet për administratën ai tha se këtu tek ne nuk qëndron problemi te pagesat por tek eficenca e punonjësve. Ai theksoi se fakt është se 17-18% e fondit për pagat do të jetë më i madh në 2025 se 2024 dhe kjo të jep alarmin se kemi një tendencë për ti dhënë një figurë një buxheti zgjedhor.
Këtu problemi është te eficenca e administratës sepse ti mund të paguash. Në dijeninë time ne nuk është se kemi më shumë punonjës të administratës por problemi është te eficenca e tyre që ka të bëjë te përzgjedhja. Sa i përket shpenzimit ajo që vihet re te pr.buxheti 2025 vëmë re një parashikim për rritjen e pagave të administratës diku te 17-18%, që është një shifër e konsiderueshme, që mund të lidhet dhe me vitin zgjedhor.
Këtu kemi një element të dukshëm që ne i konsiderojmë punësime të përkohshme për efekt votash, fondi është caktuar goxha i madh. Fakt është se 17-18% e fondit për pagat do të jetë më i madh në 2025 se 2024 dhe kjo të jep alarmin se kemi një tendencë për ti dhënë një figurë një buxheti zgjedhor.
Ajo që doja të thosha sa i përket borxhit shqiptar në vlerë absolute nuk është ulur, por është rritur sepse viti pas viti janë marrë borxhe të reja dhe me të drejtë mund të themi se kemi problem përllogaritje në kontabël. Shifrat nuk e tregojnë atë që thotë politika.



