Muça: Papunësia në Shqipëri nuk po menaxhohet me seriozitet. Studentët s’mund të punësohen me detyrim

Muça: Papunësia në Shqipëri nuk po menaxhohet me seriozitet. Studentët s’mund të punësohen me detyrim

Eksperti i punësimit Erion Muça thotë se një nga sfidat që po përballet vendi është se papunësia në Shqipëri nuk po arrihet të menaxhohet me seriozitet përmes strategjive dhe planeve konkrete të ndërhyhet. Në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se papunësia po lihet në gjendje të lirë me idenë se vetë tregu do rregullohet, përmes rritjes së pagave apo instrumenteve private. Deklarata e Muçës vjen duke komentuar të dhënat e INSTAT që shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë për të dytin tremujor radhazi. Muça shtoi se duhen politika sociale teksa nënvizoi se nuk po ndërtohen ofertat dhe politika sociale, por po vazhdohet me ndihmë sociale, gjë që sipas tij është instrument që stimulon dembelizmin. “Ende tregu i punës përballet me ankesa apo kërkesa publike për nevoja për punonjës. Një pjesë përdorin remitancat që i vijnë nga të afërmit jashtë vendit. Përballë faktit se shumica e të rinjve janë me arsim të lartë, shumica e punëve që ofrohen për ta janë nën nivelin e tyre dhe shumica e punëve në Shqipëri janë për punë elementare, që mjafton një trajnim.” Në vijim ai u shpreh kundër nismës për t’i detyruar të rinjtë që të punojnë me detyrim në Shqipëri për 3 vjet pas diplomimit dhe sipas tij fillimisht duhen pyetur studentët dhe se nuk mund të detyrohen që të nënshkruajnë një marrëveshje. Ai tha se nëse firmosin marrëveshjen, studentët do të kenë një pagë minimale, por se kushtëzohen që të qëndrojnë këtu. Muça nënvizoi se çdo formë e arsimit të lartë në Shqipëri është e lirë dhe e pavarur dhe se çdokush e zgjedh të ardhmen e tij në mënyrë të pavarur. “Presioni apo ideja për një reformë e hedhur në formën e gabuar, nuk është mënyra e duhur nëse nuk segmentohet me alternativa ku studenti të jetë i qartë në mënyrë që ai të vendosë nëse do e firmosë apo jo marrëveshjen.” Por cilësoi si të paparanueshme që studenti të paguajë tarifë 13 herë më të lartë nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen e kushtëzuar për punësimin. Lidhur me punësimin e pensionistëve deklaroi se kjo vjen për shkak të disa profesioneve që nuk preferohen nga të rinjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy