Del përgjigja e ekspertizës për fijet e flokut të turistes ruse 15-vjeçar, Ksenia Riok, e cila gjeti vdekjen disa javë më parë në Ksamil pasi u godit nga një motor uji. Për ngjarjen eshte i akuzuar dhe ndodhet në burg Ermal Fataj.
Rezultatet e ekspertizës:
1. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej dy fijeve të flokut (provë materiale) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me analizën e ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.
2. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 2) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH.
3. Nga mostra ekzaminuar mbi bazën e ADN-së përgatitur nga njëra prej tre fijeve të flokut (provë materiale 3) objekt i këtij ekspertimi, marrë gjatë kqyrjes së mjetit lundrues me mbishkrimin “Mali” nuk u përftua asnjë profil gjenetik dhe për rrjedhim kjo fije floku nuk ka vlera identifikuese individuale me analizën e ADN-së, por ajo mund të ekzaminohet me ADN-së mitokondriale e cila nuk kryhet në I.P.SH. / Panorama /



