Sipas një raporti nga New World Wealth dhe Henley & Partners, numri i atyre që janë bërë të pasur në botë falë kriptomonedhave është pothuajse dyfishuar.
Aktualisht ka 172,300 njerëz në botë që mbajnë mbi një milion dollarë në kriptovaluta.
Dominues në renditje, për të tretin vit radhazi, është Changpeng Zhao , themeluesi dhe ish-CEO i i Binance i cili ka 33 miliardë dollarë. Pasuria e tij është rritur me 10.5 miliardë dollarë vitin e fundit, pavarësisht 50 milionëve dollarëve gjobë që ka marrë në Shtetet e Bashkuara për pastrim parash.
Më pas janë Brian Armstrong, bashkëthemeluesi i Coinbase, i cili ka një pasuri me një vlerë të vlerësuar prej 11 miliardë dollarësh; Giancarlo Devasini , zyrtari kryesor financiar i Tether, dhe Michael Saylor, bashkëthemelues i MicroStrategy.
Çmimi i Bitcoin është rritur me 45% këtë vit, duke arritur në 64,000 dollarë.
Me rritjen e vlerës së monedhave të tjera, vlera e tregut të kriptomonedhave është rritur në 2.3 trilion dollarë, sipas Henley & Partners, nga 1.2 trilion dollarë verën e kaluar.



