Zgjedhjet e 14 Majit/ Nesër afati i fundit i regjistrimit të emrave, PD e Alibeajt ende pa vendim

Zgjedhjet e 14 Majit/ Nesër afati i fundit i regjistrimit të emrave, PD e Alibeajt ende pa vendim

Për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, mesnata e ditës së hënë shënon fundin e afatit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, por Partia Demokratike është në limitet e kohës.

As gjatë ditë së djeshme në mbledhjet maratonë me Kolegjin, kandidatët dhe Kryesinë, nuk u arrit dot konsensusi për mënyrën se si do të futen në garën elektorale të 14 majit.

Pas diskutimeve me Kolegjin e Kryetarëve dhe kandidatët e propozuar deri më tani, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj mblodhi Kryesinë dhe për tetë orë kanë zhvilluar debate nëse në zgjedhje do të dalin vetëm me lista për këshilla bashkiakë apo me kandidatë për kryebashkiakë në 61 bashki.

Por kjo është kundërshtuar nga kryesia e PD-së së Alibeajt e cila pritet të mblidhet sërish sot në orën 18:00 për të marrë një vendim pasi nesër në mesnatë është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë.

Për Tiranën, dy emrat e Kryesisë janë Jonila Godole dhe Roland Bejko, por pritet për t’u parë nëse do kenë mbështetje e  degëve, krerët e të cilëve dje kanë kërkuar emra politik, pra që kryebashkiakët të vijnë nga radhët e deputetëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy