Pardesyja, një veshje klasike e vjeshtës që mbeti gjithmonë tendencë. Një kult që kalon trendet dhe epokat, protagonist gjatë dekadave si në pasarelë ashtu edhe në disa filma të famshëm, të cilët kanë hyrë në historinë e stilit. Asnjëherë monotone, e aftë të shndërrohet në vetvete duke ndjekur personalitetin e përdoruesit, lejon që të marrë formë nga silueta dhe aksesorë. Rripi është një aktor i përkryer që gjithmonë ndryshon mënyrën e saj.
E gjatë ose e shkurtër, e bollshme ose e ngushtë, klasike ose ekstravagante, kështu e veshin ikonat e ekranit të madh. Gjashtë pamje të parezistueshme dhe shumë të ndryshme, të gjitha për t’u kopjuar:
Pardesy e viteve 70, veshur nga Meryl Streep

Çizme të larta në lëkurë të butë dhe pallto të gjatë për burra. Kombinimi i pagabueshëm për një pamje të përditshme bashkëkohore në një çelës të viteve '70 (midis dekadave të ringjalljes së dimrit të vjeshtës 2020). Ashtu si Meryl Streep në Kramer vs Kramer.
Bon ton, nga Audrey Hepburn

Audrey Hepburn, një ikonë e stilit. Sidomos këtë sezon kur eleganca e viteve 60 është rikthyer në modë, nga dizajnerë të shumtë - Jacquemus dhe Marc Jacobs në vendin e parë – kanë risjellë shallin e kokës në stilin perfekt si një trend i momentit.
Pardesy stil mashkullor, në Uma Thurman

Guximtare, joshëse, trndi. Portreti i Uma Thurman në Pulp Fiction, nuk mund të shpërfillë këmishën e bardhë dhe pantallonat e zeza me të cilat ajo interpretoi në baletin e famshëm zbathur me John Travolta, në melodinë e “You Never Can Tell”. Mbi të, sidoqoftë, ajo kishte dy elementë kryesorë në ndërtimin e një pamje vjeshte: një xhaketë kadifeje dhe një pardesy të gjerë të përmasave të viteve '90, shumë aktuale.
Pardesyja dukej seksi tek Jane Birkin

Ah, mahnitëse Jane Birkin! Mbretëreshë e pamjes jo konvencionale dhe provokuese, por asnjëherë vulgare. Vetëm ajo dinte të vishte çdo fustan esktravagant dhe ta ngarkonte me të njëjtën joshje. Në filmin e ngrohtë “Coment réussir… quand on est con et pleurnichard” mbante një pardesy, të kombinuar me një beretë, geta të holla dhe sandale të kuqe me platform. Një veshje që jo tek çdo femër do të dukej kaq joshëse.
Pardesy e viteve 1960, Mia Farrow

Pamja e Mia Farroë në setin e “On the Edge of Fear”, 1968, duket se ka dalë drejtpërdrejt nga pasarela e dimrit e vjeshtës së fundit të Celine. Sot më shumë se kurrë, moda është një reagim i vazhdueshëm i dekadave dhe një referencë. Ne marrim frymëzim nga më të mirët ndër vite.
Pardesy stil vajzëror, Catherine Deneuve

Miu Miu dhe Emporio Armani janë stilistës që këtë sezon kanë sjell veshje vajzëore, me pardesy deri në gjunj dhe pupa të sheshta. Catherine Deneuve në Les Parapluies de Cherbourg është shembulli i përsosur për të ndjekur.



