
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e Kavajës ku një i ri i dha fund jetës me vetëvarje.
Ai tha se rasti në fjalë është përsëritës, ndërsa theksoi se duhet patjetër një hetim më i thelluar dhe i pavarur për të arritur në një përfundim dhe nxjerrjen në pah të së vërtetës.
Në fakt në ambientet e kufizimit të lirisë, impakti i stresit, traumat e forta shoqërojnë të gjithë personat ku dikush i përjeton më rëndë se një tjetër. Por nga ana tjetër detyrimi i institucionit është të marrin të gjitha masat duke i ditur këto specifika që të mbrojnë jetën e një njeriu. Këto janë hetuar rast pas rasti, hetimi duhet të bëhet në mënyrë të pavarur, që është prokuroria, mekanizmi kundër torturës, avokati popullit, megjithatë në fazën ku ndodhet hetimi pres të dilet në përfundimin nëse ai mund të mbytet dot me litarin e kapuçit a mbante dot peshën dhe pastaj do të dalim në konkluzionin përfundimtar dhe raporti mjeko-ligjor i cili do e nxjerr në pah. E rëndësishme është fakti që duhet të kemi njerëz më të përgjegjshëm në vendin e punës për mbrojtjen e jetëve të njerëzve sepse ky është një rast i përsëritur dhe pas herës së parë në Kamëz, doli urdhi urgjentë që ata të mbahen në vëmendje, ky është një rast i dytë.
Më tej ai u shpreh se ne duhet të unifikojmë pak procedurat standarde të burgjeve me policinë sa i përket sigurisë. Sipas tij ka ardhur koha që kjo të unifikohet sepse burgjet për shkak të flukseve të larta kanë një eksperiencë shumë herë më të madhe dhe kanë rregullat që i zbatojnë më mirë dhe me një plan masash konkret.
Ne aty kemi çuar persona deri diku të pa trajnuar deri te ata gati për pension. Por aty duhet të jenë shumë aktiv. Ka dhe një problem tjetër a mund ta bëjnë këtë vlerësim vetë policët, jo. Edhe për një arsye tjetër kur nga trysnia e madhe njerëz janë hedhur nga dritaret e komisariatit. Por edhe këtu është përgjegjësi e rëndë dhe në raste të tjera kur ka një dhunë, vepër penale që çon te viktima që ai zgjedh ti japë fund jetës janë çështje të hetimit. Ne duhet të shohim si po i menaxhojmë ne këto situata sepse ngjarjet e përsëritura tregojnë se kemi disa mangësi por a vjen kjo nga mbingarkesa në punë, papërgjegjshmëria etj etj mbetet për tu parë.



