Një vajzë e re në Britani vuan nga një çrregullim i çuditshëm. Jessica Southall vuan nga narkolepsia dhe katalepsia, praktikisht çrregullime të cilat bëjnë që menjëherë pas një emocioni të fortë, muskujt e saj të relaksohen dhe ajo të bjerë në një gjumë të thellë.
Jessica i ka ndier shqetësimet e para në adoleshencë, kur e zinte gjumi në klasë. Por natyrën e sëmundjes e ka kuptuar vetëm pasi u lidh për herë të parë me një djalë. Sa herë kishte marrëdhënie intime, ajo binte në një gjumë të thellë.
“Sa herë që qesh, emocionohem apo përjetoj një orgazmë, unë bie në gjumë të thellë. Por kam mësuar të njoh veten dhe këtë sëmundje dhe pavarësisht kësaj jeta nuk është e lehtë”, tregon ajo.



