E hëna e përgjakshme në Gaza, 52 të vrarë e mijëra të plagosur në ditën e hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem (VIDEO)

E hëna e përgjakshme në Gaza, 52 të vrarë e mijëra të plagosur në ditën e hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem (VIDEO)

Të paktën 52 palestinezë janë vrarë dhe 2.400 të plagosur nga trupat izraelite, thonë zyrtarët palestinezë, në ditën më vdekjeprurëse të dhunës që nga lufta e Gazës 2014.

Palestinezët kanë protestuar për javë të tëra, por vdekjet u rritën ditën kur SHBA hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Të plagosurit e kësaj të hëne të përgjakshme përfshijnë 74 fëmijë dhe 23 gra, sipas raporteve të ministrisë.

Palestinezët e shohin këtë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin, pjesa lindore e të cilit ata pretendojnë si kryeqytetin e tyre të ardhshëm.

Por presidenti i SHBA Donald Trump i cili nuk mori pjesë në inagurim përshëndeti lëvizjen e ambasadës në një mesazh video.

Zyrtarët e lartë të SHBA, duke përfshirë vajzën e presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, ishin të pranishëm në ngjarjen e së hënës.

Sundimtarët islamikë të Gazës, Hamas, kanë bërë protesta masive në një "Marshim të Madh të Kthimit" për gjashtë javët e fundit. Izraeli thotë se demonstruesit po përpiqen të shkelin gardhin kufitar.

Fëmijët ishin mes të vrarëve gjatë të hënës, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, raporton BBC.

Palestinezët hodhën gurë dhe bomba me zjarr, ndërsa tym i zi mbuloi qiellin nga gomat e djegura. Nga ana tjetër ushtria izraelite përdori snajperë dhe në një deklaratë të saj tha se 35,000 palestinezë po merrnin pjesë në "protestat e dhunshme" përgjatë gardhit të sigurisë dhe se trupat e ushtarake izraelite po vepronin "në përputhje me procedurat standarde".

Një 14-vjeçar dhe dy të rinjë të 20-tave ishin në mesin e 37 të vrarë përgjatë kufirit të Gazës me atë që është tashmë dita më e përgjakshme në konfliktin izraelito-palestinez që nga lufta e vitit 2014 mes shtetit hebraik dhe sunduesve islamikë të Hamasit në Gazës.

Rusia tha sot se kishte frikë se hapja e ambasadës do të rriste tensionin në Lindjen e Mesme ndërkohë që presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, paralajmëroi SHBA se kishte humbur rolin e saj si ndërmjetës në rajon dhe tani ishte "pjesë e problemit më tepër se zgjidhja".  

Mes tensioneve në rajon, shefi i al-Kaidës Ayman al-Zawahiri natën e fundit bëri thirrje për ndjekës për të kryer xhihad kundër Amerikës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy