Bllokimi i kritikëve në Tuiter/ Grupi i të drejtave të njeriut: Shkelje e Kushtetutës

Bllokimi i kritikëve në Tuiter/ Grupi i të drejtave të njeriut: Shkelje e Kushtetutës

“The Knight First Amendment Institute”, një grup i të drejtave të njeriut në Universitetin Columbia i ka dërguar një letër presidentit Trump, në të cilën i kërkon të zhbllokojë kritikat ndaj tij në “Tuiter”, në të kundërt do të përballet me ligjin.

Në një letër prej katër faqesh, avokatët argumentojnë se “Tuiteri” operon si një forum publik dhe bllokimi i kujtdo në të përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Në letër shpjegohet se bllokimi i një personi në “Tuiter” do të thotë që përdoruesi të mos shohë dot, të mos kërkojë apo të përdorë postimin e atij që e ka bllokuar.

Në bazë të kësaj, avokatët dalin në përfundimin se presidenti Trump në këtë mënyrë po u “mbyll gojën” qytetarëve amerikanë, bazuar në pikëpamjet e tyre, duke u hequr mundësinë për të kritikuar qeverinë.

Ata thonë se kjo përbën shkeljen e Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, për lirinë e të shprehurit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy