Braçe: Qeveria të fiskalizojë tregun e hidrokarbureve, nuk ka asnjë pengesë

Braçe: Qeveria të fiskalizojë tregun e hidrokarbureve, nuk ka asnjë pengesë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë thirrje qeverisë që të punohet për të fiskalizuar tregun e hidrokarbureve. Nga Kuvendi, deputeti socialist tha se me vendimin e Gjykatës së Lartë në gusht, tashme qeveria nuk ka asnjë pengesë për procesin e fiskalizmit në tregun e hidrokarbureve, por duhet vullnet dhe mos nënshtrim nga një kompani.

Akti normativ që ka hyrë në fuqi, ka të bëjë me procesin e  fiskalizimit. Fiskalizimin e të gjitha transaksioneve. Përpjekja e bërë në të gjitha muajt meriton të vlerësohet dhe procesi ka shkuar para. Rregullimet që rregullohet me akt normativ i japin mundësi biznesit të vogël të shkojë para. Ka tregje akoma që nuk i janë nënshtruar fiskalizimit. Tregu më i madh në vend është ai hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë dhe nuk i është nënshtruar fiskalizmit. Edhe përpjekja e mëhershme për të formalizuar këtë treg në shumë raste ka dështuar.

Për fat të keq nuk po ndodh, sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë. Qeveria ju dedikua këtij tregu posaçërisht që duhet të vendoset regjimi i fiskalizimit për tregun e hidrokarbureve. Të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojnë të vendosin rregullin dhe ligjin midis tregjeve por edhe barazinë midis tregut. Duke vendosur nën regjimin e fiskalizmit një pjesë dhe një pjesë nëpërmjet mënyrave të vjetra përmes të cilave kanë kryer edhe shmangie të madhe fiskale. Tashmë s’ka më asgjë që ta pengojë qeverinë me procesin e fiskalizmit për tregun e hidokaburve. Duhet vullnet, që mos të nënshtrohen nga një kompani, në shërbim të një monopolisti. Qeveria të shkojë para me procesin e  fiskalizimit me tregun e hidrokarbureve.

 

Salianji sulmon Berishën e Ramën: Shqiptarët do ndahen nga e shkuara

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha nga foltorja e Kuvendit se qytetarët shqiptarë janë të vendosur për t’u ndarë nga e shkuara, që sipas tij, nis në Kuvend e përfundon në disa ‘foltore’ të tjera, duke nënkuptuar me këtë ‘foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndër të tjera ai ironizoi nismën e kryeministrit Edi Rama të quajtur Këshillimi Kombëtar, teksa e cilësoi atë një tallje ekstreme me qytetarët, ndërsa shtoi se vendet demokratike nuk kanë nevojë për këshillime të tilla.

Qytetarët shqiptarë janë të qartë në atë që kanë zgjedhur, do jenë edhe më të qartë nga dita në ditë për t’u ndarë nga e shkuara, që nis këtu, e përfundon në disa të ashtuquajtura ‘foltore’ të tjera.

Rekord në përhapjen e korrupsionit, pamundësi për të siguruar jetesën, pamundësi për t’u ngrohur e pensionistëve dhe e familjeve në nevojë, pamundësi e shtetit për të siguruar ngrohje për fëmijët nëpër shkolla, aq sa mbyllin shkollat e lënë fëmijët në shtëpi.

“Po bëni gabim, merrni masa”, Alibeaj: Lëvizjet e befasishme s’i bëjnë nder seancës

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në nisje të seancës kërkoi që të futen në rend dite edhe dy projektligje, ato për ushqimin dhe shërbimet veterinare.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kemi rënë dakord për përfshirjen në kalendar të dy pr.ligjeve, atë për ushqimin dhe shërbimet veterinare. Sipas rregullores, ato janë shqyrtuar në komisione. Kërkoj që këto dy pr.ligje të përfshihen në rendin e ditës së kësaj seance, për shkak të vlerës dhe rëndësisë së tyre. Komisionet e kanë përfunduar diskutimin mbi këto dy projektligje, kështu që mendoj t’i përfshijmë sot në rend dite.

Por, një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se nuk mund të njoftohet në nisje të seancës një ndryshim i tillë. Sipas tij, këto janë pr.ligje të rëndësishme dhe voluminoze, ndaj dhe deputetët duan kohë të përgatiten për të diskutuar rreth tyre.

Është e mira që pas këtij propozimi të ketë dhe një tjetër. Bëtë gabim që e kaluat menjëherë në votim. Lëvizje të tilla të befasishme, futje të pr/ligjeve voluminoze, të rëndësishme, në orën 10:00, kur ka filluar seanca, nuk i bën nder seancës. Është e udhës që këto të shtyhen për seancën tjetër. Është normale, e logjikshme, që secili nga deputetët të dijë rendin e ditës. Si ta diskutojmë, kur ju e fusni sot në diskutim? Merrni masa të rregulloni këtë incident të vogël.

Në përgjigje të tij, Balla deklaroi se ndryshimi i rendit të ditës është një procedurë e parashikuar në rregulloren e Kuvendit.

Arsyeja përse unë e kam kërkuar këtë lidhet me kohën dhe nevojën që këto dy pr.ligje të marrin rrugën për të hyrë në fuqi. Jo sot, por asnjëherë, qoftë unë, apo mazhoranca, nuk do të votojmë diçka në seancë që bie ndesh me rregulloren. Neni 31 thotë qartë që rendi i ditës mund të ndryshohet në nisje të seancës. Të jeni i sigurt z. Alibeaj që unë nuk do të vijë kurrë në Kuvend me një kërkesë që nuk është e parashikuar në rregullore. Mendoj që ne kemi kohën e nevojshme që këto dy pika të jenë në fund të rendit të ditës. Deputetët janë tepër të përgatitur për të zhvilluar diskutime në seancë.

Kuvendi sot në seanca plenare, banorët e “5 Majit” në protestë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte (27 janar), në seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje. Në rendin e ditës janë projektligje si ai për noterët apo për regjistrimin e pronave apo profesionin.

Megjithatë, në nisje të kësaj seance plenare, banorët e zonës së '5 Majit' kanë paralajmëruar protestë përpara Kuvendit, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare.

Në mungesë të vëmendjes së duhur nga Bashkia për problematikat që kemi ngritur këto kohë në lidhje me projektin që po aplikohet në fund të rrugës "5-Maj", datë 27.01.2022, në orën 09:30 do ngremë zërin te Kuvendi. Ju ftojmë të na bashkoheni!”, thuhet në njoftimin e banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy