Deon Gjoni: Më pëlqen televizioni, hapësirën për veten do e shpik edhe nëse nuk ma japin

Deon Gjoni: Më pëlqen televizioni, hapësirën për veten do e shpik edhe nëse nuk ma japin

Deon Gjoni, djaloshi që rrëmbeu zemrat e publikut në ‘Piter Pan’ i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka folur për dëshirat e tij dhe dashurinë që ka për televizionin.

Ai tha se dëshiron shumë që të ketë një emision të vetin në televizion, ndërsa theksoi se do ti pëlqente që të rikthehej sërish në “Kurthin e Piter Pan”.

Gjoni shprehet se një arsye pse ai ka qëndruar gati 3 sezone në atë emision ishte fakti që pëlqehej shumë nga njerëzit, prandaj dhe nëse nuk do gjente hapësira për tu rikthyer në televizion ai do ta shpikte vetë mundësinë.

Unë jam Deon Gjoni, jam 10 vjeç në klasën e pestë në shkollën Sabaudin Gabrani dhe jam duke studiuar tre gjuhë, shqip, anglisht dhe frëngjisht. Mund të më ketë ndryshuar pak personaliteti më pëlqejnë shumë gjërat e reja dhe jo ato të vjetrat, por si njeri jam i njëjti. Tani më pëlqen frëngjishtja, anglishten duhet ta mjeshtëroj dhe pak. Ato gjëra që kam bërë i kam bërë factcheck.

Inteligjenca ime ndoshta vjen nga mami, ndërsa nga babi kam marrë personalitetin e përgjithshëm. Java ime është e mbushur me mësimet, 3 ditë në javë bëj një kurs sportiv artet marciale, flas me prindërit. Spikata në Piter Pan se kisha dhe rubrikën time ku bëja ‘ra zilja’ që i drejtoja pyetje të ftuarve, ishte shumë që i kapja në kurth, Arif Ziberi i dinte të gjitha, Tuna bëri shumë gabime.

Kam qenë në kurthin e Piter Pan nga mosha 4 deri në 7 vjeç. Një arsye pse qëndrova kaq gjatë ishte se njerëzit më pëlqenin shumë, unë do doja shumë të rikthehesha sërish sepse më pëlqen televizioni, por Alketa nuk më ka dërguar mesazhe por nëse më sheh i bëj thirrje “Alketa të lutem mos e harro Deon Gjonin”. Për të qenë në televizion ndoshta do hapja një kanal youtube me abonues të paktë, por cilësorë që e pëlqejnë lojën. Por jam i mendimit se edhe nëse nuk ka hapësira në televizion për fëmijët unë do e shpik vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy