Policia e Gramshit ka arrestuar 3 persona për veprën penale Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Në prangat e policisë kanë rënë S. M., 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, L. M., 22 vjeç (vëllezër), dhe K. M., 23 vjeç (i afërm i dy vëllezërve),
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 shtetas, më datë 20.02.2025 dhe 28.02.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende të ndryshme me vlerë në banesat e shtetaseve Sh. B. dhe V. H..
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas në vende të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



