Gazetarja Ola Xama ka fituar çmimin e dytë si artikulli më i mirë në vitin 2023 për shkrimin “Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, thotë SPAK”. Këtë çmim ajo e mori në ceremoninë EU Investigative Journalism Award.

Në studion e MCN TV, Xama tha se mesazhi më i madh që jepet përmes këtij çmimi për të gjithë është se gazetarëve nuk mund t’u mbyllet goja me fushata denigrimi.

Shpresoj që asnjë gazetar të mos intimidohet, me apo pa çmime. Për mua kjo është një duartrokitje e kolegëve dhe shprehje e institucioneve që mbështesin lirinë e medias. Çdo gjë mund të kundërshtohet por jo përmes tentativave për t’u mbyllur gojën gazetarëve përmes fushatave të intimidimit. Për mua ky ishte mesazhi i këtij çmimi.

Në një klimë ku ty të denigrojnë ke të drejtën të tërhiqesh. Edhe mua më ka shkuar në mendje. Por duhet të vazhdojmë punën dhe të denoncojmë aferat. Duhet të japim kontributin tonë sado të vogël për demokracinë.

Xama tha se artikulli që i dha çmimin i ka dhënë njëkohësisht edhe një leksion.

Investigimet kërkojnë punë të madhe. Në artikullin konkret, puna kërkimore ka nisur vite më parë. shkrimi që i referohet SPAK, më ka marrë 3-4 ditë kohë, bashkë me kërkesën për koment.

Ka qenë artikulli që më ka dhënë një shuplakë të madhe por edhe një mësim të madh: si duhet të rezistosh dhe të kesh integritet!