
Ndërkohë, në Marinzë, greva e urisë së naftëtarëve ka hyrë në ditën e tetë, pasi bisedimet mes sindikatës dhe kompanisë “Bankers Petroleum” kanë dështuar. Naftëtarët kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune, ndërsa kompania nuk mund të ofrojë më shumë se një rritje të trajtimit ushqimor.



