Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul akuzoi këtë të hënë Presidentin rus Vladimir Putin se po kërkon të imponojë kapitullimin e Ukrainës pa ndonjë gatishmëri të vërtetë për të negociuar.
“Ndërsa Ukraina është gati për negociata të vërteta me Moskën, Putin, nga ana e tij, nuk dëshiron negociata, por kapitullim ", tha Wadephul.
“Por ne do të mbetemi të palëkundur në anën e Ukrainës për mbrojtjen e saj, duke përfshirë edhe mbrojtjen moderne ajrore dhe armë të tjera së bashku me ndihmën humanitare dhe ekonomike”, tha ministri nga Kievi.
Po ashtu Wadephul tha se liria dhe e ardhmja e Ukrainës janë detyra më e rëndësishme e politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë”në Evropë.



