Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor, ka reaguar komisioneri qendror i Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi bën me dije se KQZ ka ndërprerë të gjitha përgatitjet për procesin zgjedhor në Tiranë.
“Do të ishim në shkelje të kushtetutës nëse KQZ do të vazhdonte me përgatitjen e zgjedhjeve për Tiranën. Në vlerësimin tim kjo është e qartë, KQZ nuk mund të kryerje asnjë veprim për përgatitjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës. Në këtë moment është kompetencë e GJK për të vendosur mbi ankimin që është bërë nga zoti Veliaj në lidhje me vendimin për shkarkimin e tij”.



