Ish-futbollisti Ermal Tahiri rrëfeu në emisionin “Stay Tunned” se përveç futbollit, lënda që kishte më shumë qejf në shkollë ka qenë Kimia dhe e gjithë kjo ndikohej shumë dhe nga mësuesja.
Tahiri tha se e ndiqte më kënaqësi lëndën e Kimisë pasi mësuesja ishte një grua e mbajtur, fliste mirë, sillej mirë dhe i vendoste nxënësit në qendër të vëmendjes.
Kiminë e kam pasur qejf se kam pasur mësuesen qejf, ka qenë një zyshë shumë e bukur. I shkoja gjithmonë në mësim për ta parë sa e bukur ishte. Ajo më jepte një kënaqësi, e bëja orën e mësimit me shumë qejf. Ishte një grua perfekte, e mbajtur. Fliste mirë, sillej mirë/ Unë tani merrem me mësimdhënie. Është e rëndësishme kur të jep siguri mësuesi, kur të vendos në qendër të vëmendjes. Kishte një marrëdhënie me ne dhe ndiheshim mirë. Ka mësuese të egra dhe cinike. Aso kohe kiminë e kam pasur qejf.
Më tej, Tahiri tha se sot sporti ka ndryshuar shumë, sepse aso kohe luhej për fanellën, famën dhe përpjekjen për të qenë i njohur, ndërkohë që ditët e sotme nuk është ky motivi.
Sot ka ndryshuar shumë sporti, në çdo lloj fushe. Atë kohë trajnerët i jepnin përparësi përgatitjes fizike. Atë kohë ka pasur më shumë talent. Shumë lojtarë kanë dalë nga klasat sportive. Ne luanim për fanellën, nuk luanim për lekë. Tjetër të luash për fanellën, për famën për të qenë dikushi në jetë. Ne vishnim xhinse në atë kohë dhe na shihnin vajzat sikur çfarë kishim veshur. Sot nuk e kanë. Sot me literaturë të re. Me evoluimin e futbollit, me pjesën e zhvillimit profesional të çdo lloj trajneri, plus kemi formatorë atletike. Sot stafi është me 11 veta dhe trajneri është menaxheri që duhet të vendosë pikat me i. Ne nuk e kemi pasur. Kemi qenë më të bashkuar, sot nuk e kanë. Kemi bërë shumë për njëri-tjetrin atë kohë dhe bëjmë dhe tani.



