Çfarë mund të shkaktojë lufta bërthamore? Studimi shqetësues që analizon të gjithë skenarët

Çfarë mund të shkaktojë lufta bërthamore? Studimi shqetësues që analizon të gjithë skenarët

Sa viktima mund të shkaktojë një luftë bërthamore? Përgjigja është e pasigurt dhe relative, pasi do të varej edhe nga përmasat e konfliktit atomik. Por një studim i fundit u përpoq të përcaktonte ndikimin që do të kishte në botë dhe siç mund të pritej, vlerësimet janë apokaliptike.

Studiuesit amerikanë të Universitetit Rutgers, në New Jersey, kryen studimin i cili u përpoq të llogariste dhe vlerësonte efektet e një lufte bërthamore.

Ekipi, i përbërë gjithashtu nga klimatologë dhe i koordinuar nga Dr. Lili Xia, u përpoq të vlerësonte jo vetëm ndikimin e menjëhershëm të shpërthimit atomik, por edhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut dhe prodhimin global bujqësor. Studimi u botua në Nature Food.

Studiuesit gjithashtu u përpoqën të vlerësonin ndikimin e konflikteve të ndryshme bërthamore midis superfuqive atomike, me përmasa të ndryshme. Pesë skenarë kanë të bëjnë me luftëra të përmasave të ndryshme midis Indisë dhe Pakistanit, i gjashti ai midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Llogaritjet janë bërë në bazë të madhësisë së arsenalit bërthamor të secilit vend dhe, më pas, vlerësimet janë bazuar në prodhimin bujqësor të secilit vend.

Një gjë është e sigurt: nga shkalla më e vogël tek ajo më e madhe, një luftë bërthamore do të ndikonte në ekosistemin dhe do të reduktonte prodhimin global të ushqimit.

Në skenarin më pak të keq (luftë me përmasa të ngushta midis Indisë dhe Pakistanit), prodhimi botëror i ushqimit do të binte me 7% gjatë pesë viteve të ardhshme. Megjithatë, në skenarin më të keq, ulja mund të jetë 90% për të paktën tre deri në katër vjet.

Sipas studimit, reduktimi i të korrave do të ishte veçanërisht i rëndë duke përfshirë Rusinë dhe SHBA, të cilët janë eksportuesit kryesorë të ushqimit. Ndikimi do të ishte shkatërrues në disa vende importuese në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në skenarin më të keq të përshkruar nga studiuesit, më shumë se 75% e popullsisë së botës do të vuante nga uria e rëndë dhe prodhimi bujqësor i destinuar aktualisht për kafshët mund të përdoret për të ushqyer njerëzit.

Megjithatë, ky është vetëm një vlerësim paraprak, i cili nuk merr parasysh pasoja të tjera që duhen studiuar më në detaje.

Një luftë bërthamore do të shkatërronte gjithashtu shtresën e ozonit, për shkak të nxehtësisë. Pasoja do të ishte më shumë rrezatim ultravjollcë në sipërfaqen e tokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy