Pedagogët, Rama: Çështjen e pagave ta zgjidhin me autonomi. Pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit

Pedagogët, Rama: Çështjen e pagave ta zgjidhin me autonomi. Pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit

Kryeministri Edi Rama u ndal në protestën e pedagogëve në një takim që pati me operatorët turistikë në Gjirokastër.

Rama tha se ata pedagogë me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page, jo vetëm që iu është rritur paga, por iu është rritur më shumë se të tjerëve.

Përveç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistët të parët.

Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte.

Sipas tij, pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë fotografi te dera për t’i nxjerrë mediat, por janë në mësim.

Ai tha se i dridhet zemra kur flet për pensionistët se e di shumë mirë gjendjen e tyre.

Dy herë i kemi bërë indeksimin e pensioneve. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme.

Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një më një.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy