Arrestimi i Metës, Soko: Hapet një kapitull i ri për politikën, Ramës i janë thyer dy pasqyrat që e mbanin në pushtet (VIDEO)

Arrestimi i Metës, Soko: Hapet një kapitull i ri për politikën, Ramës i janë thyer dy pasqyrat që e mbanin në pushtet (VIDEO)

Pano Soko nga 'Nisma Thurje' në MCN Live ka komentuar arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta për të cilin u shpreh se kjo po i hap një kapitull të ri politikës shqiptare.

Ai tha se SPAK po bënë pjesën e vetë në aspektin penal duke nisur me Berishën dhe tani me Metën, teksa shpreson që shumë shpejt të kemi dhe të tretin e radhës, që është Edi Rama.

Sipas tij Berisha-Meta ishin kthyer në këmbën politike të Ramës për ta mbajtur Ramën në pushtet prandaj duke mbetur i vetëm mbetet të shihet në 2025 nëse do jenë të aftë shqiptarët për të hipur te treni i ndryshmit dhe për të përqafuar frymën e re.

Çdo pakënaqësi që mund të ketë në lidhje me ndalimin e Metës është çështje që i takon drejtësisë. Ajo që po ndodh sot është me akuzat e Metës duket se po fillon të ndryshojë ajo që për 34 vjet ne kemi pasur elitë politike shqiptare, pra rrjedhimisht hapet një kapitull i ri politik.

Rama është një kontributor kryesor, por 34 vjet ky vend është drejtuar nga disa njerëz dhe duket se SPAK po bënë pjesën e vetë në aspektin penal.

Ka nisur me Berishën, po vijon me Metën dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi të tretin e radhës, që është Edi Rama, i cili e kam thënë dhe dje disa herë që është shumë i shqetësuar sepse ajo që ka ndodhur është se në zgjedhjet e 2023 pamë një fenomen që sot Rama ka pasur këtë mbështetje me votë, këtë sukses elektoral pikërisht sepse përballë tij kanë qëndruar Berisha dhe Meta dhe duke pasur ata përballë e ka pasur shumë të lehtë të thotë do zgjidhni ata të dy apo mua.

Më tej ai shtoi se Berisha-Meta ishin kthyer në këmba politike e Ramës për ta mbajtur në pushtet.

Sot me këto ndryshime që po ndodhin, do të vijë momenti i reflektimit dhe opozita që do dali pas opozitës dhe Metës do të jetë e tillë që Rama nuk ka çfarë t'ju thotë. Meta dhe Berisha kanë qenë dy pasqyrat që kanë mbajtur Ramën të dukej i ri, dhe sot Rama është i vetëm sepse i janë thyer pasqyrat sepse sot ai ka përballë njerëz pa mëkate.

Në peshën mes Ramës dhe Berishës njerëzit zgjidhnin Ramën, por sot ai është lakuriq, dhe ajo që shtrohet sot është që nëse këtë moment juridik do e kthejë në politik. Mbetet të shihet në 2025 nëse do jenë të aftë shqiptarët për të hipur te treni i ndryshmit dhe për të përqafuar frymën e re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy