Kurti: Veriu ishte një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar

Kurti: Veriu ishte një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se situata në Veriun e vendit, në një nga lokacionet më pro-ruse tashmë është stabilizuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti tha se siguria nacionale është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në këtë zonë të vendit. 

Progresi përgjatë viteve në raport me zvogëlimin e ndikimit të Serbisë, përmirësimi i situatës së sigurisë në katër komunat në veri, garantimi i lëvizjes së lirë, operimit të bizneseve, fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit atje, kanë ndikuar në një ambient me të sigurt, jo vetëm në katër komunat veriore, por edhe në vendbanimet tjera me shumicë serbe. Veriu i Kosovës nga një regjion me prani jo vetëm të terroristëve dhe kriminelëve serbë, por edhe një nga lokacionet më proruse, tashmë është stabilizuar dukshëm. Stabilizimi i situatës në këtë pjesë, ka ndikuar pozitivisht përveç sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës edhe në atë rajonale”, ka shkruar ai në Facebook. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy