Zgjedhja e kryeprokurorit, Ambasada Amerikane: Ligji flet qartë, mbështesim Euralius dhe OPDAT

Zgjedhja e kryeprokurorit, Ambasada Amerikane: Ligji flet qartë, mbështesim Euralius dhe OPDAT

Ambasada Amerikane është kundër kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetutës sa i përket ligjit për Prokurorinë. Përmes një postimi në “Facebook”, Ambasada Amerikane thekson se mbështet opinionin e Euralius dhe OPDAT lidhur me këtë çështje.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit”, shkruhet në postimin e risjellë, pasi ishte publikuar për herë të parë në 7 dhjetor.

Pak ditë më parë Partia Demokratike dhe LSI kërkuan ndryshimin e ligjit për të zgjedhur Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm me 3/5 e votave të Kuvendit dhe pasi të ketë kaluar procesin e vetingut. Dy partitë e opozitës nuk morën pjesë në votimin e 18 dhjetorit në Parlament, kur Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme vetëm me votat e maxhorancës.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy