Më shumë se 40 të vdekur pas përmbytjeve në Gjermani dhe Belgjikë

Më shumë se 40 të vdekur pas përmbytjeve në Gjermani dhe Belgjikë

Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën mes përmbytjeve në Gjermani dhe Belgjikë pas stuhihe të mëdha që përfshinë të dy vendet.

Reshjet në të gjithë Evropën perëndimore kanë çuar në mbushjen e lumenjve në Belgjikë, Francë, Gjermani, Hollandë dhe Zvicër.

Ndërkohë dhjetra njerëz janë ende në pritje për tu shpëtuar kanë deklaruar autoritetet sipas Euronews.

Ushtria gjermane vendosi 200 ushtarë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Guvernatori i shtetit Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer, i tha parlamentit rajonal të enjten se "Kurrë nuk kemi parë një katastrofë të tillë. Është me të vërtetë shkatërruese."

Kancelarja Angela Merkel, e cila zbarkoi në Uashington të Mërkurën për një takim me Presidentin e SHBA, Joe Biden tha në një deklaratë se ishte "e tronditur nga katastrofa”.

Belgjika po ashtu është një tjetër vend i goditur keq. Guvernatori i Provincës Liege, Catherine Delcourt, tha të enjten në mëngjes se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe se disa të tjerë rezultojnë të zhdukur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy