Theresa May takim me princin e kurorës së Arabisë Saudite

Theresa May takim me princin e kurorës së Arabisë Saudite

Kryeministrja britanike Theresa May do të takojë të shtunën princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për të diskutuar mbi nevojën e ndalimit të përshkallëzimit të tensioneve në Gulf, të cilat u rritën për shkak të mosmarrëveshjes ShBA-Iran lidhur me çështjen bërthamore.

May, e cila duhet të japë dorëheqjen deri në fund të muajit të ardhshëm, do të takohet gjithashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin dhe kreun e Afrikës së Jugut Ciril Ramaphosa, të premten. Ajo do të takohet të shtunën, midis të tjerëve, edhe me kryeministrin australian Scott Morrison dhe presidentin turk Tayyip Erdogan.

"Kryeministrja me këtë rast do të diskutojë me Princin e Kurorës për çështje të rëndësishme në rajon,  përfshirë nevojën e uljes së tensioneve në Gulf dhe sigurimin e mbështetjes së të gjitha palëve në procesin e dhënies fund të konfliktit në Jemen", tha zëdhënësja e May, e cila shtoi se Theresa may do të diskutojë edhe rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. /Sipas Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy